She-Era është Organizatë Joqeveritare e themeluar në vitin 1999. Misioni i She-Era është të promovojë zhvillimin ekonomik përmes ndihmës së ndërmarrësis dhe avokimit për gratë, duke mos diskriminuar burrat.
T’u sigurojë grave, duke përfshirë ato të cilat gjinden në një situatë të pafavorshme ekonomike dhe sociale, përmes diturisë dhe ekspertizave ti bëjmë të informuara për vendime dhe veprime që të përmirësojmë pozitën e tyre financiare në jetë.
Nga shërbimet e She-Era mund të përfitojë çdo grua në rajonin e Kosovës e cila është e interesuar të fillojë apo të zgjerojë biznesin e saj të vogël mund të përfitojë nga programi dhe shërbimet e shoqatës. Ne veqanarisht kujdesemi të ndihmojmë atyre të cilat aktualisht ju nevojitet programi ekzistues, minoritetet dhe gratë në situatë të pafavorshme shoqërore.
She-Era ofron trajnime të çështjeve të ndryshme të cilat janë në interes të grave pronare të biznesit. Gratë të cilat shpresojnë të fillojnë biznes munden me ndjekë fillimin e disa programeve të cilat mbulojnë biznes planin, regjistrimin dhe taksat. Për të qenë pronre biznesi duhet të ketë parasyshë trajnimin për biznes plan, burimet e kapitalit, marketingun, menaxhimin dhe zgjidhjet përmes internetit për biznes. Pagesa kërkohet në të shumtën e trajnimeve.
She-Era ka realizuar deri tani rreth 50 projekte, ku përfshihen këshillime, konsultime dhe trajnime mbi 3500 persona.